Pritjes i erdhi fundi. Këtë të enjte u përurua Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, e cila do jetë një vend i ri lutjesh për besimtarët myslimanë.
Në një ceremoni të posaçme, organi i kultit u inaugurua me prerjen e shiritit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Me emrin e Allahut, presim shiritin e hapjes së Xhamisë së Namazgjasë”, tha presidenti turk.
Në hyrje të kësaj ceremonie, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se “erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të adhurimit të krijuesit të botëve, kaq i shumëpritur nga komuniteti mysliman”.