Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po e akuzon kryeministrin, Albin Kurti për propagandë të dhunës psikologjike, me çka dhe thotë se synon t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike.

Një reagim të tillë, ish-kryeministri e dha pas disa deklaratave të Kurtit se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%.

”Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel. I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit. Përnjëmend ky synon që me propagandën e “dhunës psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike”.