Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është faji më i madh i shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, biseda me terroristin Milan Radoiçiq.

Sipas tij, faji më i madh i saj është që e ka bërë fshehur, njofton Klankosova.tv.

“Faji më i madh i Kusari-Lila nuk është biseda me të, edhe pse është faj, sepse ai është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës dhe në listë të zezë, faji më i madh është që i kanë bërë msheftë këto. Nëse i ka thënë shefi me fol më të, kjo duhet të sqarohet. Edhe çka kanë le t’i qesin, si të vetave si të tjerëve, le të dihet çka ka”, tha Haradinaj në një konferencë para seancës së Kuvendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume