Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka prezantuar vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke e vënë theksin në anëtarësimin e drejtpërdrejtë të Kosovës në NATO.

Ish-kryeministri thekson se plani dhjetëvjeçar i dakorduar me Amerikën dhe NATO-n shërben si bazë për këtë iniciativë.

“Anëtarësimi në NATO do të jetë kthesa më e madhe e sigurisë për Kosovën,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se kjo do të garantojë zhvillim ekonomik dhe do të inkurajojë investimet. Sipas tij, plani i ri për anëtarësim përfshin tri aspekte kryesore: politik, ushtarak dhe ekonomik.

Në aspektin politik, Haradinaj thekson rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me institucionet euroatlantike dhe konsolidimin e demokracisë. Në planin ushtarak, ai parasheh ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës dhe zhvillimin e industrisë mbrojtëse vendore. Ekonomikisht, kryetari i AAK-së propozon aktivizimin e resurseve të Kosovës për partneritet me vendet e Aleancës. “Kjo kthesë e madhe ekonomike do të sigurojë qëndrimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve në Kosovë,” shtoi ai, duke premtuar përmirësime në sistemin shëndetësor dhe arsimor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume