Deputetja e PD Elda Hoti është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Policia ka referuar materialet në SPAK për deputeten, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, pasi hodhi lëndë të dyshimtë në Kuvend, në seancën e 17 tetorit.
Sipas policisë, Hoti hodhi në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Deputetët e tjerë që janë kallëzuar në SPAK janë Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baçi dhe Sajmir Korreshi, të cilët do të hetohen për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.
Demokratja deklaroi pasi doli nga Kuvendi se lënda që derdhi në sallë ishte aromatizues. “Nuk ishte asgjë që mund t’ju rrezikojë jetën, ishte aromatizues, le ta vlerësojë Prokuroria, SPAK se bëri kërcënim ndaj meje dhe kolegëve, kemi një mision dhe misionin tonë për të mbrojtur qytetarët”, tha Hoti për mediat.