Gjatë ndeshjes në Pragë, tifozët çekë shfaqën disa flamuj shqiptarë të kthyer përmbys, ndërsa dy prej tyre ishin mbuluar me “X”.

Përveç kësaj, pas portës u pa edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës.

Grupe tifozësh çekë vazhdimisht shprehin qëndrime kundër Kosovës dhe shqiptarëve, duke bërë transparente kundër shtetësisë tonë.

Çekia është duke fituar 1-0 pas 45 minutave të parë, ndërsa shpresojmë që nga Praga të largohemi me pikë e plota.