Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Vepër madhështore për shqiptarët dhe gjithë myslimanët në Ballkan (VIDEO)

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbajti fjalën në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ku tha se është një vepër madhështore për shqiptarët dhe gjithë myslimanët në Ballkan.
Erdogan tha se Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë dhe do t’i shërbeje 10 mijë besimtarëve myslimanë të cilët falin namazin.
“Me emrin e Allahut Xheleshanuhu, i nderuar Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, miku im i çmuar. Të dashur, motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë! Të nderuar, të ftuar dhe ju miq!Më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht me ndjenjat e mia më të thella, me ndjenjat e mia më të përzemërta.
Esselamu Aleykum Ve Rahmetullahi Ve Berekatuhu! Sot jam veçanërisht shumë entuziast dhe shumë i lumtur që jam këtu së bashku me ju. Dhe për këtë arsye, gjithsecilin nga ju dua ta falënderoj për të gjithë emocionin që më dhuruat.
Personalisht jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë dhe për këtë arsye i lutem Allahut Xheleshanuhu që xhamia e Namazgjasë e cila është xhamia më e madhe në Ballkan, për të cilën themelet e saj i hodhëm në 2015, të sjellë dobi për gjithë shqiptarët, për myslimanët mbarë në Ballkan.
Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen time dhe falënderimet mia më të thella veçanërisht për mikun tim, Kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama për të cilin përgjatë këtij procesi të ndërtimit të xhamisë Namazgja, xhami kjo e ndërtuar me kontributet, me investimet e Kryesisë së çështjeve fetare të Turqisë dhe njëkohësisht dua të falënderoj këtu në prezencën tuaj gjithë shqiptarët të cilët kanë kontribuar sadopak në realizimin e kësaj vepre madhështore.
Xhamia e Namazgjasë, një xhami më e madhja në Ballkan që tashmë do të zërë vendin e saj në kujtimet tona të cilat i kanë rrënjët shumë të thella duke tejkaluar dhe 6 shekuj.
Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila në brendësinë e saj mbart, transmeton vlerat që nga tradita për në të ardhmen, integron pra vlerat e tjera të lashtësisë dhe historisë sonë dhe deri tek teknologjia më e re që është përdorur gjatë ndërtimit dhe sidomos, siç e shikoni, serviret shumë bukur arkitektura klasike osmane e cila dominon në Ballkan.
Kjo xhami e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do t’i shërbeje 10 mijë besimtarëve myslimanë të cilët falin namazin.
Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, si një objekt ibadeti, si një objekt adhurimi, por është menduar akoma më e gjerë, multifunksional, për të cilën do t’i shërbejë besimtarëve në çdo aspekt duke e menduar si një kompleks social , ku brenda saj ka salla konferencash, ka bibliotekën, ka dhoma studimi ka edhe ashensor për të gjithë ata të cilët janë me aftësi të kufizuara.
Dhe ne kështu synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë nën moton e muzeut të bashkëjetesës së kulturave ballkanike që ndodhet brenda kompleksit të Xhamisë së Namazgjasë.”- u shpreh Erdogan.