Interi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Zikaltrit triumfuan 3:2 në shtëpi ndaj Torinos, në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit italian.

Torino mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Maripan u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 20-të të ndeshjes.

Marcus Thuram kaloi vendasit në epërsi në minutën e 25-të të ndeshjes, para se ta dyfishonte epërsinë 10 minuta më pas.

Duvan Zapata ngushtoi epërsinë në minutën e 36-të të ndeshjes.

E Marcus Thuram e kompletoi hat-trikun e tij në minutën e 60-të.

Deri në fund, Torino arriti të shënonte edhe një gol tjetër nëpërmjet Vlasic.

Me këtë fitore, Interi shkon në vendin e dytë momentalisht me 14 pikë, dy më pak se lideri, Napoli.

Në anën tjetër, Torino mbetet i gjashti me 11 pikë të grumbulluara.