Ushtria izraelite tha se ka nisur sulme të reja në Liban gjatë natës, duke synuar ato që tha se ishin objektet e magazinimit të armëve të Hezbollahut.

“Dy komandantë të Hezbollahut përgjegjës për sulmet me raketa në veri të Izraelit u “eliminuan” gjithashtu gjatë sulmeve”, thuhet në një deklaratë të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Hezbollahu ende nuk ka komentuar dhe shkalla e dëmit mbetet e paqartë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Më shumë se 1 mijë e 500 njerëz janë vrarë dhe 1.2 milionë janë zhvendosur në Liban që kur Izraeli intensifikoi sulmet ajrore këtë muaj, sipas autoriteteve libaneze.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume