Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “balancuesit”.
Ai shkruan se “VLEN po e mbulon turpin e BDI-së, e cila çështjet e shqiptarëve i rregulloi si fasadë”.

“BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton. Edhe kështu po ndodh në vazhdimësi duke i diskriminuar shqiptarët përmes mekanizmave që nuk i ka rregulluar ashtu siç duhet, si me rastin e balancuesit. Por fatmirësisht VLEN është këtu për tu kujdesur për shqiptarët duke sjell ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat!”.

“Thjeshtë dhe qartë, VLEN po mbulon turpin e BDI-së, e cila çështjet e shqiptarëve “i rregulloi” si fasadë!”, shkruan Kasami.

Mbrëmë në një konferencë të jashtëzakonshme, Arbër Ademi nga BDI, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “balancuesit” është kundër shqiptarëve dhe se bashkësitë etnike në vend do të jenë të padukshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume