Sot është kërcënuar kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Siç mësohet kërcënuesi është i moshës 45 vjeçe dhe e ka kërcënuar me jetë me anë të sms-ve në celularin e Kasamit. Kërcënimet kanë qenë të ashpëra.
Pas kërcënimit policia ka arritur të identifikoj kërcënuesin dhe më pas është arrestuar. Ai po merret në pyetje nga organet kopetente në SPB-Tetovë.
Ende nuk dihen arsyejet e kërcënimit./TS/