Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë që uragani “Milton” pritet ta godasë Floridën të mërkurën mbrëma ose të enjten herët në mëngjes.
Parashikimet janë se “Milton” do ta godasë qytetin Tampa, zonën më të gjerë metropolitane në Florida, e cila ka një popullsi prej më shumë se 3 milionë njerëz.
Sinoptikët paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm, përmbytje të shpejta, erëra të forta dhe stuhi të mundshme, shkruan BBC, transmeton Klankosova
“Milton” parashihet të jetë stuhia më e keqe që e ka goditur zonën në shekullin e fundit.