Kontrolle nga policia rrugore në Tetovë, konstatohen shkelje nga vozitësit pa dokumentacion përkatës

Më datë 14.10.2024, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kontroll të automjetit të pasagjerëve ,,Ford Transit” me targa të Tetovës, i drejtuar nga Xh.E.(54) nga fshati Kamnjan. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai me veturën kryente transport publik të udhëtarëve në linjën nga fshati Pirok për në Tetovë dhe anasjelltas pa dokumentacion përkatës. Ndaj tij është përgatitur kallëzim përkatës nga neni 284-a i Kodit Penal. TS