Në LSDM po zhvillohen përplasje të brendshme brendpartiake, që sot kanë shpërthyer publikisht nga ana e ish-kryetarit të Shkupit që ëshët njëherit është pjesë e LSDM-së, Petre Shilegov, përcjell INA.

Shilegov ka theksoi se kjo parti për momentin LSDM është e robëruar.

“LSDM është e robëruar që nga viti 2019. Me dy ‘liderë’ të imponuar nga rajoni i jugut. Kjo nuk është LSDM”, ka shkruar Shilegov, i cili është shprehur kundër kryetarit aktual të kësaj partie, Venko Filipçe, që llogaritet si njeri i përzgjedhur nga ish-lideri Zoran Zaev.

Por, kundër bashkëpartiakut të saj është deklaruar zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzesk.

“LSDM ka pasur zgjedhje të brendshme legjitime partiake ku e zgjodhi liderin e ri në procedurë ku morën pjesë katër kandidatë. Nuk kemi për qëllim që të intervenojmë në sulmet personale dhe mbetemi të përkushtuar në parimet demokratike që i respektojnë qëndrimet e ndryshme por në suaza të dialogut të civilizuar”, theksoi Kuzeska.

LSDM po përballet me vlime të brendshme, pas dështimit të madh në zgjedhjet e fundit parlamentuar, ku pësoi një rënie të thellë me numër të përgjysmuar të deputetëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume