Anëtari i Koalicionit Demokratik hungarez, Marton Gyekiczki, shkaktoi incident duke sulmuar kryeministrin hungarez Viktor Orban gjatë një konference për shtyp në Parlamentin Evropian të martën.

Incidenti tërhoqi shumë vëmendjen e mediave pasi Gyekiczki, dukshëm i nervozuar, hodhi letra drejt Orbanit dhe i bërtiti përpara se forcat e sigurisë të shtrinin në dysheme.

Një video e postuar në “CorriereTv” tregon momentin kur Gyekiczki, teksa ishte në dysheme, vazhdoi të bërtiste: “Për sa e keni tradhtuar vendin, kryeministër?”. Sigurimi më pas e shoqëroi politikanin hungarez jashtë sallës dhe kryeministri Orban qëndroi i qetë, duke vazhduar konferencën pa ndërprerje të mëtejshme.

Orban nuk u lëndua në këtë incident dhe pak pas ngjarjes ai dha një koment të shkurtër duke thënë se “stili i komunikimit i politikës hungareze është shumë i drejtpërdrejtë”:

Koalicioni Demokratik ka 16 deputetë në Asamblenë Kombëtare hungareze, nga 199 totali dhe dy deputetë në Parlamentin Evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume