Arjanit Hoxha, kryetar i PDE-së pjesë e koalicionit Fronti Europian në ClickPlus ka dërguar kritika ndaj koalicionit qeveritar VLEN, pasi siç thotë, po tregohet e pafuqishme sa i takon përfaqësimit të shqiptarëve.
Duke folur për shfuqizimin e deklarimit të përkatësisë etnike, Hoxha tha se edhe deklarimet e VLEN-it se përgatisin ligj që do ta zgjidhë këtë çështje, janë të pabaza.
Sipas tij, me këto veprime, partneri i koalicionit – VMRO-DPMNE e ka barazuar VLEN-in me partnerin tjetër të koalicionit, me më pak vota, ZNAM-in.
“VMRO-ja VLEN-in e ka barazuar me ZNAM-in, do të thotë nuk e sheh si partner të përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve.
Kurse Frontin Europian me kë e ka barazuar VMRO-ja?
Prej ditës që e ka formuar Qeverinë pa Frontin Europian dhe pa përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve, VMRO-ja aspak nuk është e qetë. Shikoni deklaratat. Shikoni deklaratat e kryeministrit nga burrërimi i madh pas euforisë zgjedhore dhe deri më sot se çfarë zbutjesh dhe reterime ka. Sepse nuk është çështje e Frontit, është çështje e përfaqësimit të shqiptarëve.
Apo i bën lajka VMRO Frontit?
Flas për frikë nga gabimi që e kanë bërë duke mos u lur të bisedojnë me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve
A jeni ulur dikush prej jush me VMRO që ta diskutoni ndërrimin e partnerëve?
Jo, jo, aspak!”, tha Hoxha.
“Albin Kurti, pavarsishtë asaj duket se e paguan në një far forme edhe çmimin e asaj mbështetje. Sepse kjo goditje që ndodh prej këtu, është goditje edhe ndaj Kosovës, nuk është vetëm ndaj shqiptarëve të Maqedonisë”, kështu deklaroi Arjanit Hoxha në emisionin Click Plus.
Hoxha tutje tha se gjërat në Ballkan janë të lidhura.
“Gjërat në Ballkan duam apo nuk duam ne, gjërat janë të lidhura. Proceset politike nuk kanë qenë të ndara mes shqiptarëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Maqedoni. Ne në shumicën e rasteve në vitet e 90-ta është përdorur politika shqiptare në Maqedoni për të ndihmuar Kosovën”, tha Arjanit Hoxha – kryetar i PDE-së, pjesë e Frontit Europian.
Arjanit Hoxha, kryetar i PDE-së, pjesë e Frontit Europian, sonte në emisionin Click Plus në TV21, u pyet edhe për largimin e Menduh Thaçit nga Fronti Europian. Hoxha tha se Thaçi vetë është deklaruar, por nuk është shpërbër Fronti Europian.
“Çdo kush nga ne e ka të drejtën se si do të përcaktohet, mirëpo kjo nuk do të thotë se ajo për të cilën është formuar Fronti është shpërbër. Edhe z.Thaçi nëse e pyetni, pavarsisht veprimit të tij, është për atë që jemi dakordësuar të gjithë në kuadër të Frontit, apo është për këtë veprim që po e bën VLEN-i, unë ju garantoj se përsëri do të thotë mirë keq kjo është ajo për të cilën jemi dakordësuar. z. Thaçi vetë është deklauar se është larguar nga Fronti, por nuk është shpërbër Fronti. Është irelevante lëvizja e tanishme në këto procese. Në këto procese është irelevante lëvizja e numrave. Ditën që kanë përfunduar zgjedhjet, janë matur forcat për një ide që e kemi thënë ne dhe për një ide tjetër që ishte vjen Mickoski në Qeveri dhe ne jemi në Qeveri”, tha Arjanit Hoxha – kryetar i PDE-së, pjesë e Frontit Europian.
Në emisionin Click Plus, kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha ka folur rreth veprimeve të më tejshme të Frontit për Europë ka theksuar se Fronti nuk do të rij i heshtur për shumë kohë ndërsa për këto veprime do të njoftohen të gjithë mbështetësit e Frontit për Europë janë krenarë.