Në Berlin të Gjermanisë po i zhvillon punimet Samiti I Procesit të Berlinit I cili shënon vitin e 10-të jublar.

Ky samit ku është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u hap nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Tashmë është realizuar edhe fotoja e përbashkët e pjesëmarrësve të këtij takimi, njofton Klankosova.tv.

Në të kryeministri kosovar shihet afër homologut të tij shqiptar, Edi Rama si dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Ndryshe, në kuadër të samitit pritet miratimi i planit të ri për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe një marrëveshje për lehtësimin e studimeve në vendet e rajonit.