Kushtetuesja e ka shfuqizuar Balancerin, shkruan Alsat.

Instrumenti që ka pasur për qëllim të ekuilibrojë përfaqësimin e bashkësive etnike në administratë, sot u gjend para Gjykatës Kushtetuese.

Gjykatësit, sot vendosën për shfuqizimin e “Balancuesit”, i cili prej 18 shtatorit është i pezulluar dhe me këtë ka humbur balanci i të gjitha punësimeve në administratë.

Lënda për instrumentin që rrënjët i ka në Marrëveshjen e Ohrit, është formuar pas dorëzimit të nismës nga ish kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, në janar të këtij viti.

Më të, kontestohet kushtetutshmëria e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me kushtin për mbajtje llogari për përkatësinë etnike gjatë konkurseve publike dhe punësimeve në administratë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume