MECINOVIQ: MAQEDONIA TË KYÇET NË LËVIZJEN BOTËRORE

Partia e Dimitar Apasievit “Levica” në Kuvend ka dorëzuar Deklaratë për njohjen e Palestinës si shtet. Sipas deputetit të kësaj partie, Amar Mecinoviq, me këtë Deklaratë Maqedonia do të kyçet në lëvizjen botërore për njohjen e pavarësisë së Palestinës.

“Grupi Parlamentar I “Levicës” sot dorëzoi deklaratën për njohjen e Palestinës, në Kuvendin e Maqedonisë. Me këtë Deklaratë edhe një herë shprehim mbështetjen për të drejtën e popullit palestines për vetëpërcaktim si e drejtë themelore njerëzore e garantuar me të drejtën ndërkombëtare dhe parimit për të gjithë popujt që luftojnë për liri dhe pavarësi” tha Amar Mecinoviq – “Levica”.

Populli palestinez me dekada është viktimë e regjimit cionist që zbaton kolonizim sistematik dhe pastrim etnik. Njohja e paarësisë së Palestinës është një hap I rëndësihëm drejt përmirësimit të padrejtësive historike që I janë shkaktuar këtij populli.

Në këto momente po ndodh edhe gjenocidi mbi popullin palestinez në Gazë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë veprime që t`I parandalojë këto vepra barbare dhe të sigurojë të drejta për Palestinezët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume