Gara më e madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve vazhdon edhe ditën e sotme me nëntë ndeshje të tjera që janë në program për tu zhvilluar.

Në fushë zbresin skuadrat e mëdha si Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool dhe Juventus.

Megjithatë dy ndeshjet e para zhvillohen nga ora 18:45, ku Girona pret Feyenoordin dhe Shakhtar Donetsk përballet me Atalantan.
Festë futbolli ka në Angli ku luhen dy ndeshje, me Aston Villan që është nikoqir i Bayern Munichut, derisa Liverpooli në Anfield pret Bolognën.

Lille i Edon Zhegrovës do të përballet me Real Madridin, ndërsa sfidë interesante është edhe ajo mes RB Leipzig dhe Juventusit.

Ndeshjet tjera të natës së sontme në ‘Champions’ janë edhe Benfica – Atletico Madrid dhe Sturm Graz – Club Brugge.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume