Shqipëria sapo arriti një moment historik të madh në procesin e saj të integrimit në BE, tha sot Oliver Varhelyi, komisioner i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në platformën X.

“Në konferencën e sotme ndërqeveritare ne përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë”, tha ai.

“Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Grupkapitullin e Parë – Themeloret, që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, theksoi komisioneri Varhelyi.

Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ka nisur sot në Luksemburg.

Takimi po drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së.

Shqipëria përfaqësohet në këtë konferencë nga kryeministri Edi Rama, kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Pas takimit, rreth orës 09:25, pritet një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto./