Maqedonia e Veriut renditet e katërta në botë në vitin 2023 sipas mosbesimit më të madh në zgjedhje, sipas Gallup, përcjell “Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedonase.
Një rezultat pak më i mirë ka Bosnja dhe Hercegovina, e cila është në vendin e pestë nga dhjetë vendet më të renditura në botë.

Ndërsa Bullgaria përgatitet për të mbajtur zgjedhjet e saj të shtatë parlamentare në tre vjet këtë javë, sondazhet e Gallup tregojnë se vetëm 10 përqind e bullgarëve besojnë në integritetin e zgjedhjeve të tyre.

Nigerianët kanë më shumë besim në zgjedhje sesa bullgarët, maqedonasit dhe boshnjakët dhe renditen në vendin e dhjetë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume