Një ekip palestinez i Mbrojtjes Civile ka shpëtuar një grua në Tal al-Hawa, një lagje e qytetit të Gazës, pesë ditë pasi shtëpia e saj u bombardua.
Ekipet e shpëtimit kanë postuar një video në Telegram ku shihet një grua palestineze nga familja Habib duke u nxjerrë nga nën rrënojat e shtëpisë së saj, e cila u bombardua nga forcat izraelite.
Sipas Al Jazeera gruja ka qëndruar nën rrënoja për 5 ditë, përpara se të shpëtohej nga ekipi i shpëtimit.
View this post on Instagram