Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, zbret sot në “Mikheil Meskhi Stadium” për ta zhvilluar duelin me Gjeorgjinë vendase.

Dy humbjet e fundit, e para pikërisht nga ky kundërshtar dhe e dyta nga Çekia, ia kanë vështirësuar tej mase gjasat për të përfunduar në vendin e parë, njofton Klankosova.tv.

Pos kësaj, njëkohësisht është ndezur edhe alarmi i rrezikut për të përfunduar në vendin e fundit, që do të nënkuptonte rënie në një kategori më poshtë, nga Liga B në atë C të “UEFA Nations League”.

Fitorja eventuale në Tbilisi, do t’i kthente ‘shqiponjat’ brenda objektivit për ta synuar kreun, pasi dy ndeshjet e muajit nëntor do t’i zhvillojnë në shtëpi, ndaj çekëve dhe ukrainasëve. Natyrisht, humbja do t’i rriste gjasat edhe për rrezik “mbijetese”, raporton Klankosova.tv.

Trajneri Sylvinho ka vendosur që në vijën e sulmit të startojë me Indrit Tucin, futbollistin e Spartës së Pragës.
Gjeorgji – Shqipëri fillon në orën 18:00 dhe tranmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës gjigante, Art Motion!
Ky është formacioni i sotëm: