Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se 82 persona janë vrarë në 24 orët e fundit, ndërsa 180 të tjerë janë plagosur.

Shifrat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të njerëzve të vrarë në sulmet izraelite në 2 mijë e 792 që nga tetori i vitit të kaluar.

12 mijë e 772 të tjerë janë plagosur, shtoi ministria, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.