Ndeshja ndërmjet kampionit të La Ligas, Real Madridit dhe Valencias, që ishte paraparë të luhej të shtunën, është shtyrë për shkak të përmbytjeve në Spanjë.
Federata e Futbollit e Spanjës të enjten ka shtyrë të gjitha ndeshjet në rajonin e Valencias, pasi afro 100 persona kanë humbur jetën.
Edhe ballafaqimi i Villarrealit me Rayo Vallecanon është shtyrë, bashkë me tri ndeshje të La Liga 2, Castellon – Ferrol, Eldense – Huesca dhe Levante – Malaga.
Ndeshje të shtyra ka pasur edhe te futbollistet.
Në fundjavë në futbollin spanjoll do të mbahet një minutë heshtje në shenjë “solidarizimi me të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore”.