Sot, bashkë me strukturat e Lëvizjes Demokratike dhe me një numër të konsiderueshëm qytetarësh dhe shoqatash, vizitova fshatin Negotinë, Komuna e Vrapçishtit.

Tema kryesore të diskutimit ishin projektet qeveritare të dedikuara për Komunën e Vrapçishtit, me një vlerë totale prej afro 7 milionë eurosh.

Konkretisht, këto projekte përfshijnë:
• Rekonstruksionin e tubacionit të ujit të pijshëm në Vrapçisht-Galatë (faza 1),
• Modernizimin e stacioneve të klorifikimit,
• Ndërtimin e ujësjellësit kryesor në fshatin Gradec,
• Kanalizimin kolektor në Vrapçisht,
• Rekonstruktimin e rrugës nga fshati Dobridoll deri tek udhëkryqi Tetovë-Gostivar,
• Rekonstruktimin e rrugës Negotinë-Kalishtë (faza 1),
• Rekonstruktimin e rrugëve 1 dhe 2 në fshatin Gradec.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për Parkun Kombëtar Mali Sharr, ku banorët shprehën mbështetjen e tyre, por me kusht që të mos përfshihen edhe tokat pjellore.

Gjithashtu, Shoqata e Gjuetarëve sugjeroi që të respektohet e drejta e tyre për gjueti brenda Parkut Kombëtar, në përputhje me legjislacionin.

Në përfundim, u dakorduam që për këto dhe çështje të tjera të zhvillojmë një takim të ardhshëm në zyrën e Ministrisë së Ambientit dhe Zhvillimit Hapësinor, së bashku me një grup të përfaqësuar nga banorët.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume