Në Kuvend sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Parlamentar Ndërpartiak (GPNP) në mbështetje të Platformës së Krimesë.

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski theksoi se kapacitetet e Maqedonisë janë të kufizuara, por se në kuadër të atyre kapaciteteve dhe lidhur me mbështetjen e lartë teknike japim aq sa mundemi mbështetje për forcat e juaja të sigurisë, por edhe lidhur me marrëdhëniet diplomatike dhe aktivitetet dhe komunikimit tonë me bashkëbiseduesit.

“Pse këshillohet pjesëmarrja në këtë platformë të Krimesë sepse problemet me të cilat po përballet Ukraina pas agresionit të kryer nga Rusia nuk janë vetëm probleme të Ukrainës. Ky është problem që sfidon rendin e sigurisë në të gjithë Evropën, mbi parimet e vendosura në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, por gjithashtu mendoj se është uverturë e disa aktorëve ndërkombëtarë që synojnë të sfidojnë rendin ndërkombëtar global dhe të drejtën ndërkombëtare në bazë të së cilës jemi të gjithë të bashkuar dhe funksionojmë në kuadër të KB-së. Prandaj, për mendimin tim, mbështetja për Ukrainën do të thotë mbështetje për ruajtjen e rregullave të së drejtës ndërkombëtare, dhe rrjedhimisht të drejtën e shteteve për përcaktimin e tyre politik, ideologjik dhe aleat, pasi Ukraina e ka këtë të drejtë si dhe shtetet e tjera në botë”, tha Milloshoski.