“Udhëzimet që do të japim të hënën do t’i referohen të gjitha njoftimeve, madje edhe atyre që kanë filluar para masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, pra me ‘balancuesin’ dhe sigurisht ato institucione që nuk preken nga ‘balancuesi’ dhe tashmë kanë filluar shpalljet apo konkurset publike”, tha ministri i Administratës Publike.

Koalicioni qeveritar ka kapacitet për hapjen e dialogut politik që do të gjejë zgjidhje të përshtatshme për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike, pasi Gjykata Kushtetuese e hoqi mjetin “balancues”, tha ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

“Kjo është një temë e ndjeshme dhe nuk duhet të nxitohet”. Besoj se në kuadër të këtij procesi që është para nesh duhet të përfshihen të gjithë ata që mund të ndihmojnë për të arritur një zgjidhje cilësore, kuptimplote që do ta zgjidhë problemin përgjithmonë”, ka thënë Minçev.

E pyetur se cila është procedura e punësimit pas heqjes së “balancuesit”, ministri informoi se për momentin janë pezulluar të gjitha shpalljet publike apo planet vjetore për punësim dhe ngritje në detyrë.

Ai bëri të ditur se në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike janë duke u përgatitur udhëzime përkatëse se si të vazhdohet më tej dhe shprehu shpresën se të hënën do të dalin me udhëzime konkrete.

“Udhëzimet që do të japim të hënën do t’i referohen të gjitha njoftimeve, madje edhe atyre që kanë filluar para masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, pra me ‘balancuesin’ dhe sigurisht ato institucione që nuk preken nga ‘balancuesi’ dhe tashmë kanë filluar shpalljet apo konkurset publike”, tha Minçev.