Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin e njerëzve- Ekspertët ngrenë alarmin: Të mbahet gjithmonë ora dimërore
Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënjuar kështu fillimin e orës dimërore për të gjithë globin tonë.
E mesa duket, ky proces është bërë një shqetësim për shkencëtarët, të cilët paralajmërojnë për pasojat që ka në shëndetin e njerëzve.
British Sleep Society”, i ka kërkuar qeverisë britanike që të mbahet gjithnjë ora dimërore dhe t’i jepet fund ndërrimit të orës dy herë në vit, një zakon që konsiderohet i dëmshëm për gjumin dhe mirëqenien e përgjithshme.
Ekspertët mbështeten në kërkime shkencore që nxjerrin në pah problemet e shkaktuara nga ora e verës. Sipas Eva Winnebeck, bashkëautore e një studimi të botuar në Journal of Sleep Research dhe studiuese në Universitetin e Surrey, ndryshimi i orës ndryshon oraret tona ditore, duke detyruar shumë njerëz të zgjohen dhe të përballen me ditën në kushte me dritë të ulët.
Drita natyrale e ditës në mëngjes është thelbësore për ruajtjen e përshtatjes së orës së trupit tonë me ciklin ditë-natë, gjë që është kritike për gjumin optimal,” thotë ajo.
Propozimi i Shoqërisë Britanike të Gjumit për të miratuar përgjithmonë orën standarde pasqyron shqetësimin në rritje për efektet negative të ndryshimit të kohës në shëndet. Ndryshimi i akrepave të orës mund të prishë ritmet cirkadiane, duke çuar në rritje të stresit, ankthit dhe problemeve shëndetësore afatgjata.
Sa herë që lëvizim orën, ne ndërhyjmë në ciklin tonë natyror,” shtoi Winnebeck.
Në shekullin e 20’ konkretisht në vitet 70’ ndryshimi i orës u ndërmor për herë të parë në të gjithë botën.