Në Klinikën e Onkologjisë 100 pacientë, dy muaj presin që të marrin terapitë, sepse çdo vonesë e terapisë përkeqëson gjendjen shëndetësore të tyre që vuajnë nga sëmundja e kancerit, thonë nga shoqata “Hemo-Onko”.
Kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të sigurojnë terapi të reja bashkëkohore sikur në shtetet e zhvilluara, skrining bashkëkohor dhe diagnostikim.
“Aktualisht presin 100 pacientë që janë nga Onkologjia me udhëzime prioritare dhe përderisa analizat nuk bëhen, pacientët janë pa terapi dhe siç e dimë kjo e komplikon shërimin e tyre. Problemi që është i theksuar nga institucioni është se nuk kanë izotope dhe pacientët presin 2 muaj për terapi.”, – deklaroi Ana Marjanoviq nga Shoqata “Hemo-Enko”.
Taravari për rastin e foshnjës së vdekur: Klinika bën të veten, pres ndërgjegjësim të “Kozles”
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për rastin e foshnjës së vdekur 14-muajshe tha se Klinika e Pediatrisë ka ndërmarrë hapa dhe shpreson që menaxhmenti në spitalin “Kozle” do të ndërgjegjësohet.
“Ne i kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë së bashku me ekipin ligjor në Ministri. Është mirë që Klinika e Pediatrisë po ndërmerr hapa të caktuara dhe shpresoj që të zgjohet ndërgjegjja e menaxhmentit të spitalit në Kozle. Do t’ia japim zyrtarisht Odës së Mjekëve, është një komision i etikës që duhet të vendosë. Do të ketë rekomandimet tona, raporti është këtu. Nëse nuk e besojnë raportin, le ta bëjnë të tyren, megjithatë, ka lëshime nga ana mjekësore.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Igor Stojanovski, potencoi se ka filluar procedura administrative për pesëdhjetë punësime të reja, që është një proces kompleks dhe që varet nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Ministria e Financave.
Ai tha se do të ketë punësime për të gjitha profilet si infermierë, mjekë, fizikantë mjekësorë, teknologë dhe staf administrativ. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)