Në “REK Bitolla” në vazhdim janë përgatitjet për sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Është duke u kontrolluar stabiliteti dhe besueshmëria e impianteve pas riparimeve të “TE Bitolla 2” dhe “TE Bitolla 3”. Në “TE Bitolla 1”, njoftuan sot nga “REK Bitolla” këtë vit nuk është bërë asnjë remont, kështu që për atë impiant janë planifikuar ndërhyrje shtesë në prag të dimrit.

“Sipas këtyre aktiviteteve të sinkronizuara, mëngjesin e sotëm nga rrjeti është shkyçur Blloku 3, ndërsa po punohet për përfshirjen e Bllokut 2. Pritet makineria të sinkronizohet me rrjetin elektrik të Maqedonisë rreth orës 15.00”, njoftoi “REK Bitolla”.

Sipas planit vjetor të prodhimit të SHA EMV, thuhet në njoftim, është paraparë në këtë periudhë, “REK Bitolla” të punojë me një bllok, ndërkohë janë në vazhdim proceset për konsolidimin e kombinatit dhe normalizimin e kushteve në minierën e Suvodolit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume