Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot, përmes ueb-faqes vakcinacija.mk fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës.
Janë siguruar 70 mijë doza të vaksinës katër tipare kundër gripit sezonal. Ministria po shton vazhdimisht numrin e vaksinave të siguruara.
Regjistrimi bëhet duke plotësuar aplikacionin vakcinacija.mk në linkun e mëposhtëm:
https:
http://vakcinacija.mk/mk/registration-flu….
Në këtë mënyrë, ju regjistroheni drejtpërdrejt për vaksinim në sistemin Termini Im (Moj Termin).
Në përputhje me orarin e parashikuar në planin e vaksinimit, përmes SMS, po të merrni informatë kthyese për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinoheni.
Me vaksinim falas përfshihen grupet e mëposhtme të rrezikut: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.
Rikujtojmë se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa parandaluese më efektive, e cila parandalon shfaqjen e formave më të rënda të gripit, komplikimeve dhe vdekjeve, sidomos tek grupet e rrezikuara.