Gjykata e Korçës vendos masën e arrestit me burg për 68 vjeçarin Iqmet Skënderi, i cili tre ditë më parë u arrestua nga Policia e Maliqit për ngacmim seksual me të mitur.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg, e cila u pranua nga gjykata.

LEXO EDHE:
‘U vetëmbrojta’/ ‘Arrest shtëpiak’ për sanitaren që dhunoi drejtoreshën

68-vjeçari nuk e ka pranuar faktin të ketë ngacmuar 11 vjeçaren në fshatin Strelcë.

Avokati mbrojtës ka kërkuar të lirohet menjëherë i akuzuari, duke pretenduar për arrestim të paligjshëm.

11-vjeçarja ka shkuar para disa ditësh në dyqan për të blerë, ndërsa 68-vjeçari ka qenë i vetëm dhe duke përfituar nga fakti që në dyqan s’ka patur persona të tjerë, e ka tërhequr të miturën duke tentuar ta ulë në prehër.

Sipas deklarimeve të 11-vjeçares, ai e ka prekur dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj saj.

E mitura ka reaguar duke bërtitur dhe është larguar me vrap nga dyqani i abuzuesit. Ajo ka njoftuar menjëherë prindërit të cilët denoncuan në komisariatin e Maliqit ngjarjen e rëndë.