Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës “Boris Kidriç” në Tetovë. Sipas kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami kjo rruge do të jetë me infrastukturë cilësore dhe do të ndryshojë Tetovën, përcjell TS.
“Sot ishim në terren për të parë nga afër punët që kanë filluar në rrugë “Boris Kidriç”. Kjo rrugë do të pajiset me infrastrukturë cilësore, duke transformuar Tetovën në një qytet modern.
Me një ritëm të shpejtë, do të punohet çdo ditë për të përmbushur zotimet tona. Ne jemi të angazhuar për ta bërë Tetovën një vend më të mirë për të jetuar!
Në krye të detyrës, po vazhdojmë me realizimin e projekteve! ” u shpreh Kasami