Këtë të hënë, përmes një video të publikuar në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë lajmin se ka nisur puna për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës.

Rama ka publikuar dhe një video nga puna, teksa shkruan se ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES
dhe me fillimin e punës për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë – Durrës, e cila ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.


Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume