Nga Mehdi Memeti
Një akt solemn për hapjen dhe përurimin e zyrës së re të SHPSH-Tetovë !
SHPSH-Tetovë ,sot fillon me punë në zyrë të re .Vërtet, një ditë e veçantë me vlera të shumëfishta, ditë e jashtëzakonshme në një atmosferë të ngrohtë pune dhe bashkëpunimi mes antarëve të SHPSH-Tetovë.Dita e përurimit dhe hapjes solemne e zyrës së shoqatës sonë, e që bëhet publike sot te Kopleksi i vjetër në Tetovë në ora 13-h.Vendi, ku do të gërshetohen punët, angazhimet, veprimtaria dhe aktivitetet e kësaj shoqate nga tē gjitha aspektet profesionale.Ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të anëtarëve të kësaj shoqate.
Kuptohet, falenderimi i parë shkon për Kryetarin aktual të Komunës së Tetovës , z. Bilall Kasami për mbështetjen pa rezervë së bashku me stafin e tij. Falenderojmë për pjesëmarrjen e znj. Donika Bakiu dhe Nazmi Dauti përfaqësuesit nga sektori për arsim nē nivel Komunal .Duke na e përuruar këtë akt solemn, hapjen e Zyrës së së re të shoqatës. , njëherit duke përshëndetur aktivitetet e shoqatës sonë, duke na uruar punë të mbarë profesionale.
Falenderimi tjetër shkon për Kryetarin e shoqatës z. Naim Kurtishi i cili u tregua mjaft aktiv në realizimin e një ëndërre të kahmotshme të shoqatës për të patur një zyrë ku do të jetë strumullari i gjitha aktiviteteve të kësaj shoqate.
Një falenderim shkonë edhe për donatorët të cilët na ndihmun që në start me mobilje dhe pajisje të zyrës me tavolina, karike, laptop etj.
Një falenderim i veçantë për gjith ata që kanë kontribuar dhe që vazhdojnë të kontribuojnë përmbi 32 vite, fillimisht si aktiv i pedagogëve shqiptarë të Tetovës, e më pastaj si shoqatë.Gjithashtu përshëndesim gjith të pranishmit, pjesëmarrësit, antarët e shoqatës duke iu uruar suksese në punë në veçanti gjeneratave të reja të ardhshme.
Uroj ti kemi shërbyer dhe ti shërbehet kësaj shoqate dhe veprimtarisë së saj, natyrisht, kuptohet, me rritjen e numrit të antarëve të ri të saj.
Megjithate, diçka po lëvizë !
Tradita vazhdon.
Me shum respekt !
Autori është anëtarë i SH.P.SH-Tetovë
31.10.2024.