Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, një ditë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
– Advertisement –
Arrestimi i Metës ndodhi në afërsi të një qendrë tregtare në kthesën e Kamzës, ndërsa ai ishte duke udhëtuar drejt selisë së partisë për të mbajtur një konferencë për mediat.
Burime njoftojnë se Proda dhe Dumani diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, duke u përqëndruar në ngritjen e marrëdhënieve mes palëve në një stad të ri bashkëpunimi.
Ky takim vjen në një kohë të tensionuar politikisht, që pas arrestimit të Metës dhe figurave të tjera të politikës.