Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua të hënën me urdhër të SPAK.

Gazetari Eni Ferhati tregoi se nga informacionet jozyrtare pranë SPAK mësohet se akuzat që rëndojnë mbi ish-presidentin janë korrupsion dhe refuzim i deklarimit të pasurisë.

“Ka masë sigurie edhe për persona të lidhur me Metën. Pritet që të ketë kontrolle banesash, operacioni nuk cilësohet ende i mbyllur nga agjentët e BKH. Janë disa dosje që janë hetuar; CEZ DIA, hetimi pasuror ku është marrë në pyetje edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe nëna e saj. Dhe një çështje që lidhte me LSI ku SPAK ka çelur një hetim të lobimit të kësaj partie ku janë pyetur disa ish-zyrtarë. Nuk dihet nëse këto dosje janë bashkuar në një. Nga informacionet, Meta nuk ka bërë rezistencë kur u shoqërua nga agjentët e BKH që ekzekutua një vendim të GJKKO të dhënë paradite. Meta do të shoqërohet në policinë e Tiranës ku do të njihet me akuzat”, raportoi gazetari.