Deputetja Monika Kryemadhi shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në dyqanin në San Marino, sipas detajeve në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas dosjes së SPAK, në datën 24 Shtator 2014, Monika Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut në Whatsapp se ka shkuar në San Marino, në nëntor do të shkojë në Lanserhof dhe se Bora do t’a vazhdojë Universitetin në Angli dhe jo në Amerikë.

Në datën 25 Shtator 2014, Monika Kryemadhi ndërsa ndodhet në San Marino, ka tentuar të bëjë blerje në “Ferreti boutique” por karta American Express (AMEX) nuk ishte pranuar dhe për këtë fakt informon Adrian Shatkun nëpërmjet mesazhit në WhatsApp. Nga këqyrja qe iu bë llogarisë bankare nr. 390127 të Monika Kryemadhit, rezulton se në datën 25 Shtator 2014, Monika ka bërë blerje në dyganin Ferreti Boutique, në vlerën 3.000 Euro (432.096 lek®️), paguar me kartën me nr. 411418**5349 e lidhur me llogarinë e saj bankare e cila është debituara.

Në vijim Monika Kryemadhi ka bërë blerje në dyqanin Maçapani por karta përsëri nuk është pranuar. Lidhur me refuzimin e kartës AMEX Black, Adriani i është përgjigjur se ndoshta kompania e kartës ka kujtuar se karta ka qenë e vjedhur dhe pasi bën një telefonatë, i thotë Monikës se mund ta përdorë. Në vijim Monika përsëri nuk e ka realizuar blerjen dhe Adriani i shkruan se pengesat shkaktohen “Ngaqë nuk e ke përdorur asnjëherë”.

Monika i shkruan se “E përdora qëparë 2.7”. Adriani informon Monikën se kompania bëri “reset” të kartës dhe mund ta përdore. Nga bisedat rezulton se pagesa për blerjen në vlerën 12 mije (Euro ose USD), është kryer me sukses. Monika i lutet që ta lënë kartën të hapur për çdo rast dhe Adriani i shkruan se kishin kujtuar se ishte amerikane dhe nuk kishte kuptim që të jetë edhe kartë e zezë edhe e mbyllur.

Ndërkohë që Adriani po priste zgjidhje, për hapjen e aksesit të kartës sẽ kreditit, i shkruan Monikes persëri lidhur me lejen që kompania e tij duhet të sigurojë nga Edmond Haxhinasto dhe konkretisht: “-Mondi duhet të japë akses siç esht ATU e Bashkimit nuk mund të vazhdojë më në këtë mënyrë është paralizuar tregu dhe pasuria publike për Bashkimin dhe Zenin …. Per paisjet e sigurisë duhet parë pak ambienti dhe çfarë është objektive dhe pastaj i porosisim dhe instalojmë”.

Me kërkesën për ndihmë juridike Nr. L 180 Prot. datë 07 Mars 2024, i është kërkuar Autoriteteve Gjyqësore të San Marinos informacion nëse në dyqanin Maçapani, me adresë “Via 3 Settembre”, Dogana-San Marino, në datën 25 Shtator 2014, dite në të cilën janë zhvilluar bisedat në fjalë, janë kryer blerje me kartën American Expres nr. 3727 194193 31009 dhe nr. 3796 213399 9803. Gjithashtu të identifikojnë numrin e kartës së kreditit, që është perdorur në këtë dyqan në datën 25 Shtator 2014 në intervalin kohor 16:00 -19:00: