Në pjesën hyrëse të fjalimit, Orbán tha se erdhi në Parlamentin Evropian për të dhënë alarmin.

“Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë. Nuk ishte e lehtë më parë, por sot puna jonë është shumë më e vështirë. Situata në Union sot është më e rëndë se në vitin 2011. Ka një luftë në Ukrainë, dhe ne kemi konflikte edhe në Afrikë, dhe kriza e migracionit ka arritur përmasa të papara që nga viti 2015 dhe ne jemi të kërcënuar me kolapsin e zonës Shengen, ndërkohë që Evropa po humbet konkurrencën e saj globale, tha Orban.

Ai shtoi gjithashtu se BE-ja duhet të pësojë ndryshime.

“Unioni jonë duhet të ndryshojë. Presidenca hungareze dëshiron të jetë zëri i ndryshimit, katalizatori i tij. Rritja ekonomike në BE është vazhdimisht më e ngadaltë krahasuar me SHBA-në dhe Kinën. Pjesa jonë e tregtisë botërore po zvogëlohet. Tranzicioni i gjelbër nuk ofron zgjidhje për simptomat e krizës energjetike”, tha kryeministri hungarez.