Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për vizitën e saj në Kosovë, pas takimit që e patën.

Në një konferencë për media, Osmani i uroi asaj në emër të popoullit të rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të Komisionit Evropian.

“Pres me pa durim ta vazhdojmë bashkëpunimin që e kemi ndërtuar për gjatë viteve. Vizita e Von der Leyen vjen vetëm disa të miratimit të Komisionit Evropian të agjendës së reformave për Kosovën. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për vendin tonë, këta hapa konfirmojnë përkushtimin e BE-së për ta afruar rajonin gjithnjë e më shumë drejt integrimit në BE dhe poashtu shërben si një motiv shtesë për të punuar akoma më shumë për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen e BE-së”, ka thënë Osmani.

“Padyshim se rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë, por ia ka vlejtur, mezi presim që të zbatojmë reformat që janë pjesë e këtij plani, dhe të përfitojmë sa më shumë nga kjo mundësi në muajt dhe vitet në vijim”, ka thënë Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume