Për tri orë qarkullimi i makinave në gjashtë akset kryesore të vendit ishte i paralizuar prej protestës së organizuar nga opozita.

Mbështetës të opozitës së bashku me deputetë të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë bllokuan qarkullimin e makinave, duke lejuar vetëm ambulancat të kalonin.

Situata më e tensionuar ishte në Tiranë, Rrogozhinë dhe Bradashesh.

Në ish-sheshin Shqiponja, Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka së bashku me deputeten Albana Vokshi u përplasën fizikisht me policinë.

Nga ana tjetër, në mbikalimin e Shkozetit në Durrës dhe Milot u dogjën goma nga protestuesit.