Persona të armatosur vranë një avokat të opozitës në Mozambik dhe një zyrtar partie pasi qëlluan disa herë në një makinë me të cilën po udhëtonin të shtunën, thanë grupet e të drejtave të njeriut.

Kjo ka rritur tensionet përpara protestave kundër një rezultati të diskutueshëm zgjedhor, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Partia e re opozitare Podemos dhe aspiranti i saj presidencial, Venancio Mondlane hedhin poshtë rezultatet e përkohshme që tregojnë një fitore të mundshme për Frelimo – partinë që ka qeverisur Mozambikun për gjysmë shekulli – dhe kandidatin e saj Daniel Chapo.