Pesë të vdekur në “sulmin terrorist” ndaj kompanisë turke të hapësirës ajrore – 2 nga ta sulmues (VIDEO)

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se “dy terroristë” janë neutralizuar në “sulmin terrorist” në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH.
Përmes një postimi të fundit në platformën X, ai tha se nga punonjësit e kompanisë kanë mbetur të vdekur tre persona dhe 14 të lënduar, raporton Klankosova.tv.
“Dy terroristë u neutralizuan në sulmin terrorist që synonte objektet e Industrisë Ajrore Turke (TUSASH) në Kahramankazan të Ankarasë”.
“Fatkeqësisht në sulm kemi 3 dëshmorë dhe 14 të plagosur”, deklaroi ministri Yerlikaya.
Ai e dënoi “sulmin e tmerrshëm”, teksa tha se lufta e Turqisë “do të vazhdojë me vendosmëri deri në neutralizimin e terroristit të fundit”.
Televizioni privat NTV më herët tha se një grup sulmues arritën në hyrjen e kompleksit përmes një taksie gjatë ndërrimit të personelit të sigurisë. U tha po ashtu se të paktën një nga sulmuesit shpërtheu një bombë, ndërsa sulmuesit e tjerë arritën të hynin në kompleks.
NTV tha se të shtënat me armë zjarri në vend po vazhdonin dhe se një pjesë e personelit në kompleks mund të ishin marrë peng.
Helikopterët u panë duke fluturuar mbi ambiente, njoftoi stacioni.
Më herët, raportet e mediave thanë se një shpërthim i përcjellë nga të shtëna me armë u dëgjua në kompleks.
Forcat e sigurisë, ambulancat dhe zjarrfikësit janë dërguar në vendngjarje, njoftoi televizioni NTV.
Punonjësit e kompanisë u dërguan në një zonë të sigurt, njoftoi televizioni HaberTurk.
YENİ BİLGİ-1
Türk Havacılık ve Uzay Sanayii AŞ. (TUSAŞ) Ankara Kahramankazan tesislerine yönelik terör saldırısında 2 terörist etkisiz hale getirilmiştir.
Saldırıda maalesef 3 şehidimiz, 14 yaralımız var.
Şehitlerimize Allah’tan rahmet; yaralılarımıza acil şifalar diliyorum.…
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) October 23, 2024