Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Real Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për La Ligan.

Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0.

Real Madridi pati administrimin e ndeshjes në të shumtën e kohës, por gracka e offside e Barcelonës funksionoi për mrekulli.

Mbappe arriti të shënojë një herë, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.