Skender MULLIQI

Koha po tregon qartë së çfarë është Serbia. Ky shtet nuk pranojë kurrë të reformohet .Millosheviqi para së më plasë lufta në ish –Jugosllavi, per pushtet e likuidojë Petar Stambolliqin . Millosheviqi bëri luftën për Serbi të Madhe duke lënë mbrapa mijëra viktima kryesisht boshnjakë dhe shqiptarë.Nuk e arriti këtë objektiv se nuk e lejuan kroatet , boshnjaket , shqiptarët dhe NATO, duke e mundur në marrshimin makabër për Serbi të Madhe. Millosheviqi iu dorëzu TPI-së në Hagë , ku edhe vdiq në qelitë burgut.Pas luftës në pushtetin e Serbisë erdhë demokrati Zoran Xhinxhiq, i cili u vra në regji të Vojisllav Koshtunicës në vitin 2003, se çështjën e Kosovës e shihte ndryshe.Rezultati I gjithë kësaj është Serbia e Vuqiqit eksponentit politik të Millosheviqit.Vuqiqi është përsoni I cili e ka gjithë pushtetin dhe vendos për gjithëqka .Është po aq shovenist e luftënxitës si Millosheviqi .Të gjitha fjalimet e tij janë patetike demagogjike dhe antishqiptare.Po e kërcënon hapur rajonin më luftë për të vazhduar projektin për Serbi të Madhe.Perëndimi vazhdon ta tolerojë edhe pse po dëshiron Ballkanin ta fus në gjakëderdhje të madhe.Edhe Vuqiqi po dëshiron të hynë në dhomën e ërrët të luftës , pa e ditur rrugëdaljën.Kështu kishin vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore dhe Millosheviqi viteve të 90-ta, nga të cilat dhoma lufte dolën humbësit më të mëdhenj.Tetëdhjetë më vonë , Vladimir Putin hyri në të njejtën dhomë të ërrët të një lufte pushtuese kunder Ukrainës sovrane.Ne vitin e tretë të luftimeve Putin i cili kishte menduar së do të përfundon shumë shpejt operacioinin , lufta iu zhvendos në territorin e vet në rajonin e Kurskut. Edhe Putin ka shumë gjasë të pëson humbje si dikur Bashkimi Sovjetik i cili më 15 shkurt 1989, njoftojë zyrtarisht se trupat e tij largohen nga Avganistani. Në atë botë avganet i mundën rusët nën drejtimin e Osama Bin Ladenit, i cili shumë më vonë u vra nga amerikanet si terrorist. Dy vite pas tërheqjës nga Avganistani , BRSS u shëmb, 11 nga 12 republikat sovjetike nënshkruan Protokollin për Themelimin e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura dhe Deklaratën Zyrtare të Fundit të BRSS. Protagonisti i shpërbërjës të ngrehinës të Bashkimit Sovjetik, Mihael Gorbaqov dha dorëheqjen dhe ia dorëzoi postin presidentit të ri, Boris Jelcin.Se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë, dhe se a do të shëmbet edhe Rusia si BRSS , dhe se qfarë artitekuture e sigurisë evropiane dhe botëriore do të kemi , mund vetëm të hamendësohet.Putin u futë në një luftë të padrejtë dhe të pafund!Luftërat pushtuese janë diçka krejtësisht tjetër nga lufta mbrojtëse.Lufta kundër Ukrainës është fyese. Rusët po e humbasin deri më tash më humbje të mëdha. Të gjitha planet perandorake të Beogradit për Kosovën dhe të Moskës për Ukrainën, do të pengohen nga NATO. Dhe, kjo po ndodhë nga tiranet rus në shekullin 21.Rusia kot po bënë përpjekje të përvetëson një vend fqinj, me 46 milionë banorë . Zelenski është bërë i dashuri i botës së lirë, një figurë politike globale, e respektuar dhe e ndihmuar nga liderët politikë të Perëndimit. Zelensky është tashmë figura historike që mblodhi ukrainasit si një komb . Ukraina dëshiron të shkojë në Perëndim dhe të shkëputet nga Moska. Kërcënimet bërthamore vijnë nga Rusia për të disatën herë. Ekziston një model i dukshëm i Rusisë duke përdorur “propagandën goebelsiane”. Rusia, po humbe vrullin e luftës ndërsa bota demokratike po bashkohet fuqishëm kundër tyre. Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë krimineli në Moskë është në rrugë pa krye. Nëse Rusia do të ishte “aq mire në terren” nuk do të kërcënonte me armë bërthamore. Këtë plojë rusomadhe nuk do ta lejon NATO. BE-ja dhe Amerika duhet të ndalin propagandën ruse në Serbi dhe nëse nuk e kuptojnë se si funksionon propaganda ruse, do të mposhten nga propaganda ruse edhe në vendet e tyre. Dhe këtë gabim do ta paguajnë shtrenjtë, sepse po përpiqen të ruajnë status quo-në në gjendje lufte në Evropë dhe në Ballkan.