Dy persona i kanë thënë policisë se derisa po bartnin dru në Rahovec, ndaj tyre është shtier me armë.
Sipas të njëjtëve, dy persona të panjohur, të maskuar dhe me veshje ushtarake kanë gjuajtur me armë zjarri drejt tyre.
Nga rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dalur në vend ngjarje dha ka sekuestruar 7 gëzhoja.
“Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.