Erik ten Hag mbetet i sigurtë për të ardhmen e tij te Manchester United, derisa pati disa fjalë edhe për mediat, të cilat i akuzoi se po publikojnë “përralla”.
Holandezi, që sezonin e kaluar e fitoi FA Cup me Unitedin, po përballet me një nga sfidat më të mëdha në karrierën e tij. “Djajtë e Kuq” pozicionohen të 14-tit në Premier League.
Me pothuajse 200 milionë funte të shpenzuara, ishte menduar se klubi është përforcuar dhe do të luftojë për trofetë e mëdhenj të futbollit. Megjithatë, vetëm shtatë ndeshje që nga nisja e elitës së futbollit anglez këtë edicion, United e sheh veten në pjesën e poshtme të tabelës.
Pavarësisht presionit, Ten Hag mbetet i sigurtë në pozitën e tij dhe insiston se raportimet e mediave që po qarkullojnë, janë fabrikime.
“Zhurma po vie vetëm nga mediat. Duke krijuar e shkruar histori, duke krijuar përralla e duke sjellur gënjeshtra. Brenda klubit jemi të qetë, jemi të gjithë së bashku, e përkrahim njëri-tjetrin”, ka thënë ai.
Me United që luan të shtunën ndaj Brentfordit, presioni për një rezultat të mirë s’ka qenë më i madh asnjëherë.
Nëse forma e dobët e United vazhdon, atëherë presioni vetëm do të rritet, dhe Ten Hag s’do të ketë më kohë për të ndryshuar diçka.