Me datë 06.10.2024 në ora 10:00 në bulevardin ,,Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, punonjësit policorë të stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë kanë arrestuar personin N.B (55) nga Reçica e Vogël e Tetovës, pasi që i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre deri sa po kryenin detyrën zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij është përgatitur kallëzim përkatës.